Arsenal fiton me permbysje rezultati

Arsenali ka fitur një ndeshje spektakolare kundër Riding ne kupën e liges angleze duke permbysur rezultatin që për të gjithë dukej i pamundur pasi vendasit ne 37 minutat e para kishin kaluar ne avantazh te 4 golave. Të pranishmit në stadiumin "Madejski,", ndonëse kanë parë skuadrën vendase të humbasë, kanë përjetuar një nga ndeshjet më të rralla të këtij turneu pasi Arsenali ka plotësuar një përmbysje të jashtëzakonshme duke fituar me rezultatin perfundimtare 7-5!Në fakt, ekipi vendas dukej sikur po shkonte i qetë drejt turit tjetër, pasi kur kishin kaluar vetëm 37 minuta udhëhiqte me rezultatin e thellë 4-0. Një gol i Uollkot në shtesën e pjesë së parë dukej si një rreze shumë e dobët shprese për "topçinjtë", por fljalet e Venger në dhomat e zhveshjeve në pushimin e ndeshjes duket se ka bërë punë, pasi Arsenali ka arritur në pjesën e dytë të shënojë 3 gola të tjerë. Koscielni shënoi golin e 4-3 në minutën e 89-të, ndërsa Uollkot shënoi golin e barazimit të pabesueshëm në minutën e 6-të dhe të fundit shtesë të takimit.Në shtesat e ndeshjes, Arsenali arriti të kalonte në avantazh me Çamakh, por rezultati u barazua nga Pogrebnjak. Ndeshjen dukej se do të shkonte drejt penalltive. por Uollkot dhe Çamakh kanë gjetur përsëri rrjetën në minutat e fundit, duke mbyllur këtë ndeshje me një përmbysje që do të kujtohet gjatë për rezultatin dhe mënyrën se si u arrit kjo fitore e topçinjve qe tashme e shohin veten ne turin tjeter.Ndersa ne ndeshjet e tjera qe u luajten mbreme ne League Cup jane shenuar keto rezultate:Sandërlend-Midëllsborou 0-1Suindon-Aston Vila 2-3Uigan-Bradford 0-0 ne te gjithe lojen ndersa fiton bredford me penallti(2-4P)Lids-Sauthempton 3-0Sot do te luhen edhe tre ndeshje te tjera te kupes se Liges AnglezeChelsi do te prese ne shtepi perseri Manchester UnitedNowrich - TotenhamDhe Liverpool - Swinsea