Fiton Barcelona dhe Valencia në Kupën e Mbretit
Skuadra e Barcelonës vijon serinë e rezultateve pozitive duke mundur në Kupën e Mbretit Skuadren e Deportivo Alevesh me rezultatin 0-3.Ekipi Blaugrana ka fituar pa probleme në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit në Spanjë, ndonëse në fushë nuk ishin shumë prej lojtarëve titullarë të skuadrës katalanase. Ashtu si ishte bërë e ditur edhe më përpara Vilanova kishte lënë pushim në këtë ndeshje Valdes, Mesi, Ksavi, Pedro dhe Alba, por pjesa tjetër e ekipit ka shkëlqyer edhe pa këta futbollistë në fushë ndaj Deportivo Alavesh, një skuadër që ka qenë finaliste e këtij turneu në vitin 2001, por që aktualisht gjendet në kategorinë e tretë.David Vija ishte autori i golit të parë të ndeshjes, duke shfrytëzuar një pasim të Iniesta, ndërsa vetë mesfushori shënoi golin e dytë të kësaj sfide. Rezultati u vulos nga Cesk Fabregas në fundin e këtij takimi ku trajneri Vilanova përdori disa prej lojtarëve të rinj si Bartra, Serxhi Roberto e Xhonatan Dos Santos.Në takimin tjetër të luajtur mbrëmë, Valencia ka fituar lehtësisht 2-0 në fushën e Lagostera me të dy golat që erdhën nga goditje standarte.Sot dhe neser do te luhen ndeshjet e tjera te kupes se mbreti ndersa tani do te ndjekim nepermjet tabeles te gjitha ndeshjet e programuara per tu luajtur ne keto dy dite.Keshtu ne diten e sotme do te luhen keto ndeshje:Haen - Atletiko MadridSaragoza - GranadaKasereno - MalagaAlmeria - Selta VigoLas Palmas - Rajo VajekanoAlkojano - Real MadridNdersa neser do te luhen keto ndeshjeEibar - Atletiko BilbaoValadolid - Real BetisMelija - LevantePonferradina - GetafeKordoba - Real SociedadSevilja - EspanjolGijon - OsasunaDeportivo la Coronia - Mjorka