Rikthehet Milan, rrëmben 1 pikë nga Palermo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2012, 22:53
Milan ka arritur 1 pikë nga udhëtimi te Palermo duke rikthyer rezultatin edhe pse skuadra ishte duke pësuar 2 me 0.Miccoli nga penalltia në minutën e 45 realizoi për 1 me 0, ndërsa Brienza në minutën e 47 realizoi për 2 me 0.Rikthimin e Milanit e nisi Montolivo me një gol të realizuar në minutën e 69. Lojtari më i mirë I Milanit këtë edicion,El Sharawy ndihmoi edhe një herë skuadrën e tij duke barazuar rezultatin në 2 me 2 në minutën e 80.Milani pas kësaj ndeshje ka 11 pikë dhe zë aktualisht vendin e 10 në tabelë