FIFA shpall listën e 23 kandidatëve për "Topin e Artë"
Fifa dhe France Football publikuan listën e 23 finalistëve të parë për fitimin e "Topit të Artë" për vitin 2012, ku pretendentë kryesorë janë padyshim Cristiano Ronaldo, Mesi dhe Andres Iniesta.Mes 23 emrave të parë, bie në sy numri I madh I spanjollve, që jan plot 7 futbollistë të kombëtares. Përvec Iniestës dhe Xavit, gjendjen gjithashtu ne liste dhe Casillas, Busquets, Pique, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso. Klubi që ka më shumë lojtare pretendent është Reali i Madridit me gjashtë lojtarë në listë, ndërsa ndiqet nga Barcelona me pesë futbollistë. Ndersa Italia është në garë ndërkohë me tre futbollistë, Pirlo, Buffon dhe Balotelli. Ajo që bie në sy është numri I pakët të finalistëve që propozojnë dy superfuqi të futbollit botëror, si Brazili dhe Gjermania, ku Selecao ka vetëm një lojtar në garë, Nejmar ndërsa Germania ka dy futbollis portierin Neur dhe Mesut Ozil.Një kandidat i fortë për tre finalistët shikohet dhe Radamel Falcao, fitues I Europa League dhe kryegolashënues i këtij kompeticioni sezonin e kaluar. Tre finalistët do të bëhen të ditur më datë 29 nëntor në Sao Paolo, ndërsa Cmimi do të jepet më datë 7 janar në Zurich. Në votim do të marrin pjesë trajnerët dhe kapitenët e 209 përfaqësuesve të Fifas si dhe 49 gazetarë të France Football që kompletojnë jurinë.Ndersa kjo eshte lista e 23 emrave qe do te pretendojne per te fituar kete çmim te shumedeshiruar nga te gjithe.Serxho Aguero - Mançester Siti, Mario Baloteli - Mançester Siti, Karim Benzema - Real Madrid, Xhanluixhi Bufon - Juventus, Serxho Buskets -Barcelona, Iker Kazijas - Real Madrid, Didier Drogba - Çelsi, Shangai Shenhua, Radamel Falkao - Atletiko Madrid , Zlatan Ibrahimoviç - PSZH, Andres Iniesta - Barcelona, Lionel Mesi - Barcelona, Manuel Nojer - Bajern Mynih, Neimar - Santos, Mesut Ozil - Real Madrid, Zherard Pike - Barcelona , Andrea Pirlo - Juventus , Serxho Ramos -Real Madrid, Kristiano Ronaldo - Real Madrid, Uejn Runi - Mançester Junajtid, Jaja Toure - Mançester Siti, Robin Van Persi - Mançester Junajtid, Ksabi Alonso - Real Madrid, Ksavi Hernandez -Barcelona.