Palermo - Milan, një ndeshje me strategji luftarake

Në stadiumin "Renzo Barbera" Palermo do të presë Milanin në ndeshjen e velfshme për javën e 10-. Të dy ekipet kanë bërë një start tejet të keq ndaj dhe hapat false janë të patolerueshme ne këtë sfidë shumë të rëndësishme në të dy kampet.Allegri pritet të hedhë nga minuta e parë dyshen e sulmit Pato-El Shaarawy, ndërkohë që pritet të rikthehet edhe futbollistët e dëmtuar: Abbiati dhe Ambrosini.Nga ana tjetër trajneri i siçilianëve Gasperini do ti besojë sërish portën Shqiptarit Samir Ujkanit, i cili duhet thënë se në dy ndeshjet e fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë ndryshe nga ajo me kombtaren kuq e zi. Ndeshja do të luhet në orën 20 e 45 të mbrëmjes ndërsa trajnerët respektivë të Palermos dhe Milan mendohet se do të hedhin në fushën e blertë këto formacione të mundshme:Palermo e teknikut Gasparini mendohet se do ta nis ndeshjen me formacionin 3-4-2-1: në portë do të jetë portieri i kombtares tonë Sajmir Ujkani; në mbrojtje Von Bergen, Donati, Mantovani; në mesfushë Morganella, Rios, Barreto, Garsia; Iliçiç, Gjorgji; ndërsa në sulm do të luajë vetem Miccoli.Skuadra e trajnerit Alegri Milan mendohet se do të luajë me formacionin 3-4-3: Më Amelian në porte, Maxes, Bonera, Yepes në mbrojtje, në mesfushë Abate, Montolivo, De Jong dhe Konstant; ndërsa në vijen e sulmit Pato, do te mbeshtetet nga El Shaarawy dhe Emanuelson nga krahët duke provuar nje sulm me tre vetë. Me këtë formacion shihet qarte se skuadra e Milan shkon ne Palermo per të marrë tre piket e mundshme pasi një hap tjeter fals do te ishte një dështim për trajnerin Allegri që po qendron ne Milan vetëm se ka mbështetjen e stafit drejtuesi i cili një ditë mund të humbase durimin dhe të largojë përfundimisht trajnerin nga skuadra.