Sadiku shenon gol me Luganon

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku vazhdon të kalojë momente spektakolare te skuadra e Luganos pasi ka arritur të shenojë një tjetër gol duke arritur kuoten e 9 golave në 11 ndeshje të luajtura. Sadiku po arrinë të bëhet një nga vrasesit e kundërshtarve në Zvicër edhe pse skuadra e tij nuk po kalon moment të mira pasi ka vetëm 17 gjysmën e kryesuesve të kampionatit Areut. Edhe pse Sadiku shenoi gol në këtë takim goli i tij nuk ka rritur te fitojë ndeshjen. Golit të sulmuesit kuq e zi i e kanë përmbysur lojtarët e skuadrës së Uinterturnit të cilët kanë shënuar dy herë në portën e skuadrës së sulmuesit ton.Sadiku është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadres ndërsa golat e realizuar e konfirmojnë edhe një herë formën e mirë që po kalon sulmuesi shqiptar në kampionatin Zvicerian. Më golat e shënuar deri tani bomber Sadiku është bërë një nga lojtarët me të kërkuar për merkaton e ardhshme të janarit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare me formën e treguar deri me tani është vënë në shenjëstër të disa skuadrave Angleze, Italiane që kërkojnë shërbimet e tij. Se fundmi është folur se një interesim për Sadikun kanë shprehur edhe drejtuesit e skuadrës së Borusia Dortmund në Gjermani. Në merkaton dimrore do të marrim vesh se cila do të jetë skuadra e re e sulmuesit që tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave.