Tajfuni i fuqishëm godet Tajvanin, 4 të vdekur e 60 të plagosur
Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tajfuni të fuqishëm "Soudelor" që goditi Tajvanin. Shumë vendas kanë lënë shtëpitë e tyre brenda 24 orëve pas stuhisë dhe përmbytjeve të mëdha që goditën ishullin.Në zonën më të madhe Taipei, autoritetet arritën të shpëtonin shtatë familje, 21 persona gjithsej, pasi kishin mbetur të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut. Tajfuni i quajtur Soudelor, konsideruar më i fuqishmi i viteve të fundit në Tajvan, zbarkoi herët në mëngjes në lindje të vendit. Shiu arriti në 1 mijë milimetër në zonat verilindore të Tajvanit teksa mbi 7500 banorë janë evakuuar.Vendi i paralizuar nga shiu dhe erërat e fuqishme, shërbimet publike gjithashtu, shkolla, insitucione , biznese dhe dyqane u mbyllën. Shërbimi hekurudhor u pezullua, duke bërë të anulohen shumë udhëtime me trena.Bllokime pati edhe në shërbiet taksi , ato ajrore dhe publike. Soudelour është krahasuar me tajfunin Morakot të 2009, i cili shkatërroi jugun e Tajvanit, duke lënë 700 të vdekur dhe mbi 3 miliardë dollarë dëme materiale. Stuhia aktualisht është drejtuar nga bregu lindor i Kinës, ku pritet të shkaktoje dëme të kosnidrueshme në provincën Fujian.Tornadot janë të zakonshme në këtë kohë të vitit, në Detin e Kinës Jugore dhe në Paqësor.