Në SHBA polici i bardhë vret një tjetër djalë me ngjyrë
Tjetër vrasje e debatueshmë në shtetët e Bashkuara të Amerikës.Një oficer policie ka qëlluar për vdekje një 19 vjecar me ngjyrë të paarmatosur.Sipas policisë së Teksasit, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja, agjenti Brad Miller ka qëlluar ndaj të riut afroamerikan pas një zënke mes tyre dhe pas dyshimeve për vjedhje ndaj 19 vjecarit i identifikuar si Kristian Tejlor.Oficeri është pezulluar përkohësisht nga detyra teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur bashkë me debatin për vrasjet raciste.Ngjarja vjen kur në Ferguson të Shteteve të Bashkuara qindra vetë kanë protestuar me rastin e një vjetorit të vrasjes së Majkëll Braun, sërish me ngjyrë nga një oficer i bardhë.Aktivistë të të drejtave civile, udhëheqës fetarë dhe qindra të tjerë nga vende të ndryshme amerikane iu bashkuan komunitetit me ngjyrë në Ferguson për të përkujtuar jetën dhe vdekjen e 18-vjeçarit Michael Brown.Ata bënë thirrje për ndalimin e dhunës policore ndaj popullsisë me ngjyrë dhe respektim të të drejtave të tyre.Vrasja e të riut shkaktoi protesta masive vitin e shkuar, teksa të dielën është parashikuar të mbahet një minutë heshtje pikërisht në rrugën ku u vra braun më 9 gusht 2014./Oranews.tv/