Burg për jetë për James Holmes, juria e dënoi me vdekje

James Holmes, i cili vrau 12 persona në premierën e filmit Batman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është dënuar me burgim të përjetshëm.Juria e Kolorados i ka kursyer dënimin me vdekje 27 vjecarit që shaktoi masakrën në korrik të vitit 2012.Muajin e kaluar, paneli i jurisë, i përbërë nga nëntë gra dhe tre burra e gjykuan ish-studentin e diplomuar në Neuroshkencë fajtor për të gjitha akuzat në lidhje me masakrën.Por pavarësisht kësaj ata nuk ishin unanim në lidhje me dënimin me vdekje, duke i lënë atij burg të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. Gjatë dhënies së verdiktit Holmes nuk pati asnjë reagim të veçantë, duke mos hequr as duart nga xhepat.Avokatja mbrojtëse e holmes Tamara Brady tha se ai në momentin e kryerjes së krimit nuk ka qenë në gjendje të shëndoshë mendore, pretendim i cili u hodh poshtë nga juria.Verdikti përfundimtar sjell fundin e një gjyqi të vonuar dhe të zvarritur në tre vjet. Në korrik holmes u shplaal fajtor për 164 akuza, mes tyre vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje./Oranews.tv/