Pagoi 30 mijë euro shqiptarin të vrasë ish bashkëshortin kryekëshilltarin e PD së Barletas
Ish bashkëshortja ka porositur vrasjen e kryekëshilltarit të Partisë Demokratike të komunës së Barletës Pasquale Ventura.Hetimet bëjnë të ditur se ka paguar 20-30 mijë euro ndërmjetësin shqiptar Artan Belliu 53 vjeç për eleminimin e ish-bashkëshortit të saj nga i cili ishte ndarë pak kohë më parë me konflikte të forta ekonomike e sentimentale.Sipas hetimeve të Prokurorisë, shqiptari Belliu për kryerjen e këtij krimi ka kontaktuar me shqiptarin 29-vjeçar Igli Kamberi e italianët Giacomo Lanotte e Francesco Sibilano.Natën e kryerjes së krimit të mbetur në tentativë, shqiptari Igli Kamberi drejtonte motorin nga i cili italiani Giacomo Lanotte qëlloi disa herë me pistoletë ndaj kryekëshilltarit të PD-së Pasquale Ventura.Prania e paparashikuar e djalit të vogël të Venturës në vendngjarje ka shkaktuar hezitimin e shënjestrës së killerve, duke i shpëtuar jetën.Në identifikimim e autorëve Prokuroria italiane është ndihmuar nga filmimet e telekamerave të zonës pranë vendngjarjes.Media italiane bëri të ditur dje arrestimin me urdhër të Prokurorisë së Tranit e të prokurores Maria Grazia Caserta të shqiptarëve Artan Belliu 53 vjeç, Igli Kamberi 29 vjeç, Conceta Dimatteo di Barleta 40 vjeç, ish- gruaja e kryekëshilltarit të PD në qytetin e Barletës, Giacomo Lanotte 32 vjeç e Francesco Sibilano 28 vjeç./Oranews.tv/