Kukës, s'arrihet kuorumi në këshill, s'miratohet struktura e re as buxheti

Mungesa e këshilltarëve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka lënë pezull strukturën e re të bashkisë Kukës dhe buxhetin që ajo do të përdorë deri në fund të muajit Dhjetor.Sipas kryetarit të Këshillit, Lavdrim Shehu në mbledhjen e thirrur nuk kanë qenë të pranishëm shumica e këshilltarëve, çka e ka detyruar atë që të shtyjë për mbledhjen e radhës futjen në rendin e ditës të 3 projekt vendimeve që kanë të bëjnë me strukturën, buxhetin dhe paketën fiskale, që në fakt janë të deleguara nga Ministria e Cështjeve Vendore, por që për procedurë duhet të kalojnë dhe në Këshillin Bashkiak.Ndërkohë, këshilltarët e majtë dhe ata të djathtë fajësojnë njëri-tjetrin për mos pjesëmarrje në këshill apo dhe mos zbatim të rregullave për miratimin e cështjeve të tilla.Aktualisht, kryetari i ri i bashkisë ka nisur emërimin e administratorëve në ish komuna. Tashmë bashkisë i duhet që të presë mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak, në muajin Shtator, për miratimin e këtyre projekt-vendimeve./Oranews.tv/