Familjarët akuzojnë policinë për dhunë ndaj 30 vjeçarit, pasagjer në kamionin me dru

Një 30 vjeçar pretendohet nga familjarët se është dhunuar nga policia e Shkodrës në mjediset e pasme të komisariatit. Sipas familjarëve i riu ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një automjet  të ngarkuar me dru, që nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Shkodër- Shoqërohet nga policia e Shkodres dhe më pas dhunohet nga kjo e fundit.Ky është pretendimi i familjarëve të 30 vjeçarit Bahri Malaj i shtruar me urgjencë në spitalin rajonal për shkak të goditjeve të marra.Ngjarja është shënuar rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të premtes, 7 gusht 2015, në segmentin rrugor Postribë – Shkoder, në fshatin Hot i ri.30- vjeçari Malaj i cili punon punëtor shkarkimi, ishte pasagjer në një automjet që po transportonte lëndë drusore.Gjatë momentit të kthimit për në Shkodër ai është ndalur nga policia, e cila ka konstatuar se për materialin drusor nuk disponoheshin dokumentat përkatëse.Kjo e fundit ka kryer proçedurat duke bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të automjetit, të 30 vjecarit dhe një shtetasi tjetër që ndodhej me ta.Por pas marrjes në pyetje, 30 vjecari sipas familjarëve është dhunuar nga efektivët e policisë në mjediset e pasme të komisariatit të Shkodres. Vëllai i të dëmtuarit thotë se i janë shkaktuar fraktura në trup e në kokë.“Kanë përdorur dhunë deri sa e kanë bërë për vdekje. E kanë goditur në ambientet e pasme të komisariatit” thotë ai.Tensionet mes policisë së Shkodres dhe familjarëve të 30 vjeçarit kanë vijuar edhe në mjediset e urgjencës së spitalit, ku pamjet e filmuara nga kamera jonë tregojnë edhe momentin e debatit mes dajës së të lënduarit dhe një prej efektivëve. Ky acarim solli edhe shoqërimin e tij në komisariat.Aktualisht i riu ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe është pikërisht personi që po shihni në pamje.Mjeku i urgjencës, Aldo Gjoka, ka dhënë detaje për gjendjen e Bahri Malajt.Aldo Gjoka: “Është paraqit me dhimbje të forta koke dhe veshi. Është bërë dhe një skaner koke, vërehet vetëm një edem e lehtë e veshit të majtë por pa probleme dhe shenja të dukshme në skaner”.Në një reagim zyrtar, policia e Shkodres mohon të ketë ushtruar dhunë, ndërsa sqaron se Bahri Malaj u kap duke drejtuar mjetin një kamion të ngarkuar me dru pa asnjë dokument shoqërues.“Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë arrestimi ne flagrance i shtetasit Bahri Malaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në vëndin e quajtur « Ura e Mesit », në Shkodër duke drejtuar mjetin kamion « Benz », me targe AA274HZ, të ngarkuar me një sasi lëndë drusore për të cilën nuk dispononte dokument shoqërues të lëndës drusore dhe se e drejtonte këtë mjet pa pasur lejen e drejtimit te klasit përkatës për këtë kategori mjeti. Gjithashtu, në momentin kur patrulla e Policisë ka qënë duke e shoqëruar në Komisariat, ka ngritur me krik karrocerinë e mjetit duke hedhur dhe shpërndarë një sasi lënde drusore në rrugë duke u bërë pengesë për lëvizjen e mjetit të Policisë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësit e Policisë ».Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur verifikimet për pretendimet e 30-vjeçarit.Për ngjarjen ka nisur hetimet edhe Avokati i Popullit, ndërkohë që ka reaguar edhe PD e Shkodrës që e ka cilësuar rast të papreçedentë.[caption id="attachment_558534" align="alignnone" width="639"]shkoder spital Ne foto: Me rreth personi ndaj te cilit pretendohet se eshte ushtruar dhune nga policia[/caption][caption id="attachment_558537" align="alignnone" width="638"]shkodr spital Tension mes policise dhe familjareve ne dhomen e spitalit[/caption][caption id="attachment_558538" align="alignnone" width="640"]shkoderr Policia fut me force ne makinen e policise dajen e 30 vjecarit[/caption]/Oranews.tv/