Furgoni përplas për vdekje kalimtarin, viktima dyshohet se ishte i dehur

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15 të pasdites së sotme në qytetin e Pogradecit, ndërsa viktima është 55-vjeçari, Sefer Belishta.Viktima është përplasur nga një furgon shpërndarës i një kompanie vaji.Mësohet se Belishta duke ecur i vetëm në gjendje të dehur në rrugën e “Spitalit” në afërsi të Unazës së qytetit.Policia ka bërë me dije se furgoni tip "Mercedes- Benz" me targë TR 5370I ishte rimorkuar nga një mjet tjetër pasi kishte pësuar defekt.Në zbritje të kësaj rruge mësohet se 55-vjeçari në gjendje të dehur, pasi ka parë që njeri nga mjetet ka kaluar, ka tentuar të kalonte nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, por është përplasur nga mjeti tip furgon që tërhiqej nga mjeti tjetër.Në kushte të tilla drejtuesi i furgonit e ka pasur krejt të pamundur të ndalonte në kohë duke sjellë përplasjen e 55-vjeçarit me mjetin tjetër i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në polici drejtuesin e furgonit Enkelejd Babushin deri në verifikimin e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_558499" align="alignnone" width="640"]aksidenti1 Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti dhe furgoni qe perplasi kalimtarin[/caption][caption id="attachment_558500" align="alignnone" width="640"]aksidenti pogradec Ne foto: policia gjate mbledhjes se provave ne vendngjarje[/caption]