Emigrantët në det në pritje të ndihmës pas mbytjes së anijes në brigjet e Libisë

Policia italiane ka publikuar imazhe dramatike të emigrantëve të cilët ndodheshin në peshkarexhen që u përmbys të mërkurën e 5 gushtit 2015, 15 milje larg brigjeve të Libisë.Në foto duken qindra persona, shumë pa jelek shpëtues, që notojnë të dëshpëruar drejt anijes irlandeze që arriti ti vinte në ndihmë.Të 400 emigrantët e mbijetuar kanë treguar dhunën dhe torturat që kanë përjetuar gjatë udhëtimit. Prerje kokash me thikë për afrikanë që nuk zbatonin urdhrat. Grushta dhe shkelma burrave të martuar përpara bashkëshorteve të tyre.Falë dëshmisë së tyre policia ka arritur të arrestojë 5 persona të dyshuar si skafistët e peshkarexhes.Të paktën 200 emigrantë mendohet se janë ende në hangarin e anijës tashmë në fund të detit pasi ishin mbyllur nga trafikantët. Ndërkohë trupat e 26 viktimave janë arritur të nxirren nga deti.emigrante ne detemigrante ne detemigrante ne detemigrante ne detemigrante ne det/Oranews.tv/