Arrestohen dy shqiptarë, killer me pagesë të kryekëshilltarit të PD së Barletës

Policia italiane e qytetit të Barletës arreston dy shqiptarë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj kryekëshilltarit të Partisë Demokratike të komunës së Barletës Pasquale Ventura.Me urdhër të Prokurorisë së Tranit e të prokurores Maria Grazia Caserta janë arrestuar shqiptarët Artan Belliu 53 vjeç, Igli Kamberi 29 vjeç, Conceta Dimatteo di Barleta 40 vjeç, ish- gruaja e kryekëshilltarit të PD në qytetin e Barletës, Giacomo Lanotte 32 vjeç e Francesco Sibilano 28 vjeç.Tentativa e vrasjes daton më 20 janar të 2015, kur ndaj kryekëshilltarit të grupit të Partisë Demokratike në komunën e Barletës, Pasquale Ventura u qëllua disa herë me pistoletë me qëllim eleminimin e tij.Hetimet e Prokurorisë së Tranit sollën sot në zbardhjen e plotë të ngjarjeve. Ish-gruaja e Venturës, Concetta Dimatteo di Barletta ka paguar 20-30 mijë euro ndërmjetësin shqiptar Artan Belliu 53 vjeç për eleminimin e ish-bashkëshortit të saj nga i cili ishte ndarë pak kohë më parë me konflikte të forta ekonomike e sentimentale.Sipas hetimeve të Prokurorisë, shqiptari Belliu për kryerjen e këtij krimi ka kontaktuar me shqiptarin 29-vjeçar Igli Kamberi e italianët Giacomo Lanotte e Francesco Sibilano.Natën e kryerjes së krimit të mbetur në tentativë, shqiptari Igli Kamberi drejtonte motorin nga i cili italiani Giacomo Lanotte qëlloi disa herë me pistoletë ndaj kryekëshilltarit të PD-së Pasquale Ventura.Prania e paparashikuar e djalit të vogël të Venturës në vendngjarje ka shkaktuar hezitimin e shënjestrës së killerve, duke i shpëtuar jetën.Në identifikimim e autorëve Prokuroria italiane është ndihmuar nga filmimet e telekamerave të zonës pranë vendngjarjes.