Braçe kundër taksimit të pagës minimale: Defiçiti i madh është në Dogana
Propozimi për ndryshimin e tatimit të pagave ka marrë reagimin kundër edhe të mazhorancës.Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Erjon Braçe, permes nje postimi ne fb shprehet kundër tatimit të pagës minimale, pasi sipas tij hedh poshtë tatimin progresiv.Duke e konsideruar si kthim pas, deputeti socialist thotë se paratë për mbushjen e arkës së shtetit nuk gjendet tek punëtorët,por gjetkë.Braçe: “Une mendoj se; Ne nuk kemi nevoje te ndryshojme ne nivelin e poshtem tatimin mbi te ardhurat nga puna!! Thjesht; NE KEMI NEVOJE TE MBLEDHIM TATIMET E TAKSAT! VETEM KAQ! Deshtimi per te bere kete nuk mund te na ktheje pas, ne tatime te reja e te rritura per punetoret! Nuk ka para aty! Parate apo te ardhurat per buxhetin jane gjetke! Ato duhet te mbledhim! Duhet vullnet politik, ligjshmeri e disipline fiskale! Nuk di cili eshte eksperti qe ka hedhur ne publik shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna. Por di te them qe ai "propozim" (nese egziston), Hedh poshte nje nga pikat me te rendesishme te programit tone, elementin kyc -tatimin progresiv te te ardhurave nga puna, qirate, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali ne pergjithesi. Sic eshte nuk u zbatua i plote!! Por, Kjo nuk do te thote qe edhe nje here tatimi te ndryshoje per pjesen e te ardhurave nga puna. Sic ishte dy vite me pare-per 8 vite me rradhe, natyrisht qe i ndihu pabarazise; Eshte shume e qarte, Norma e fitimeve nga kapitali eshte shume me e madhe se norma e fitimeve nga puna. GJITHNJE! Ndaj, Une jam kunder kesaj skeme qe po lexoj”.Braçe ngre shqetësimin për rënien e mbledhjes së të ardhurave nga doganat dhe tatimet.Sipas tij vjedhjet jane te medha ne nafte e minerale dhe ky eshte krim penal. Por pa lënë pas edhe probleme të tjera si evazioni fiskal në të ardhurat nga kapitali,qeratë e pasurive të patundshme, dividentet e aksionet.Braçe: “Mosmbledhja e tatimeve dhe taksave po ndikon ndjeshem ne pabarazi!! Parate qe nuk mblidhen, pasurojne gjithnje nje grusht njerezish, nje grusht kompanish. Ndaj tani duhet vendosur qarte; Cdo te behet me fitimet nga nafta, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionin dhe mashtrimet-per mua shume shume te madh, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje. Cdo te behet me fitimet nga mineralet e tjera, krom, baker, ar etj, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionidhe mashtrimet-per mua te llahtarshem, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje. Mbi te gjitha; Cdo te behet me vjedhjet ne te dyja keto dege! Per mua, vjedhjet jane te medha ne nafte e minerale dhe ky eshte krim penal. Me tej, Cdo te behet me te ardhurat nga kapitali, qirate prej pasurive te patundshme, dividentet, aksionet, ku evazioni dhe mashtrimet jane te medha”.Për kreun e Komisionit të Ekonomisë është e papranueshme qe evazioni te kthehet ne biznes ne dogana, duke deklaruar se eshte shume i madh deficiti atje.Braçe: “E di qe ka shkaqe te tjera, pertej evazionit, por se pari duhet ti japim fund abuzimit te cilitdo doganieri apo grupi doganieresh, menjehere” përfundon ai.