Arrestohet siriani, dogji magazinën e tapeteve për të përfituar 1.2 mln euro

Katër muaj pas djegies së magazinës së tapeteve në autostradën Tiranë- Durrës në pronësi të shtetasit sirian Raghed Hajjazi, policia ka vënë në pranga këtë të fundit.Ndalimi i tij është bërë gjatë paradites së sotme, pasi gjykata me 30 korrik kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg me dyshimin për zjarrëvënie të qëllimshme në biznesin në pronësi të tij.Burime nga prokuroria bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme ka dyshime se Raghed Hajjazi, ka djegur qëllimisht magazinën me qëllimin për të përfituar nga siguracioni një vlerë prej 1.2 milionë eurosh.Po sipas hetimeve, kontratën me firmën e siguracionit e kishte firmosur vetëm 4-5 ditë para se të digjej magazina.Tashmë mbi Hajjazin, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “mashtrimit” me siguracionet, me pasoja të rënda.Paraditen e 13 prillit të këtij viti një zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit sirian Raghed Hajjazi do ta shkrumbonte terësisht atë. Krahas dëmeve materiale, pati edhe 6 të plagosur, mes tyre tre zjarrëfikës.Asokohe biznesmeni sirian pati deklaruar si dëm shifrën prej 2 milion eurosh.Ndërkohë vetëm dy ditë pas ngjarjes, grupi hetimor i policisë së shtetit do të deklaronte se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm, por pasojë e një shkëndije elektrike.Version ky i rënë tashmë pas hetimeve të organit të akuzës.