Veliaj:Fokusi ynë te natyra, gjelbërimi dhe ambientet çlodhëse, jo te betoni
Kashari është parku i dytë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur të shpallë si parkun më të ri për qytetarët e metropolit shqiptar.Veliaj: “Më vjen mirë që jemi në Kashar për të dhënë edhe një lajm tjetër të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj zone, por edhe për Tiranës e madhe, siç është investimi për liqenin e Kasharit, çka do ta kthejë atë në parkun e tretë të Tiranës, pas Liqenit Artificial dhe Liqenit të Vaqarrit”.Edhe pse ende projekt, sikundër edhe ai në liqenin e Vaqarrit të prezantuar dy ditë më parë, Veliaj tha se investimi në këtë liqen do ta kthejë atë në një nga 5 paqet e premtuara në fushatë gjatë mandatit katër vjeçar.Dhe për të bërë administrimin e parqeve që priten të ndërtohen, Veliaj ka menduar të ngrejë një agjenci të re.Veliaj: “Do të kemi një administratë të re, e cila do të merret vetëm me parqet në Tiranë sepse besojmë se edhe mandati që na dhanë qytetarët ishte me fokusin më të madh te natyra, te gjelbërimi dhe ambientet çlodhëse, pa beton dhe investimet e një politike të vjetër në vitet e fundit”.Bashkë me prezantimin e administratorit të zonës, Veliaj tha se fitorja më e madhe e ndarjes së re territoriale është se edhe tranzicioni i pushtetit nuk ndaloi shërbimet për qytetarët.