"Ish-Jugosllavia", ditë të përbashkët përkujtimore për viktimat e luftrave

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, del me një propozim të ri për të gjithë liderët e vendeve të ish-Jugosllavisë: Shenimi i një datë të përbashkët për kujtimin e viktimave të luftës.“Kjo do të jetë një ditë e përbashkët kur të gjitha kombet do të kujtojnë të gjitha viktimat e luftërave në këto rajone, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Ne nuk mund të jetojmë me urrejtje dhe duke gërmuar në plagët e së shkuarës” tha ai.Komentet ai i bëri në një dalje për mediat gjatë ditës së sotme, ku komentoi edhe përkujtimin e 20-vjetorit të ofensivës së Kroacisë e njohur si “Operacioni Stuhia”,ku humbën jetën 700 serbë.Ai theksoi se ishte i kënaqur me mënyrën sesi Serbia shënoi të mërkurën "20 vjetorin nga tragjedia kur mijëra serbë u vranë dhe dëbuan.""Ne nuk fyem apo kërcënuam askënd gjatë aktiviteteve të organizuara nga shteti. Nuk ka pasur incidente, ne trajtuam me respekt fqinjët tanë dhe viktimat," tha ai.Ai më pas u bëri thirrje qytetarëve "të përqëndrohen tek problemet reale dhe reformat ekonomike" në mënyrë që "stabiliteti politik rajonal të ruhet dhe procesi i pajtimit të vazhdojë."I pyetur mbi mundësinë e krijimit të një partie të re nga presidenti Tomisllav Nikoliç, ai u përgjigj:"Unë jam i sigurt se gjëja e fundit në mendjen e tij është për të formuar çdo lloj partie politike. Unë jam i bindur për këtë, sepse ai është sjellë gjithmonë në mënyrë të drejtë”.