Propozimi i FMN për qeverinë: Taksim edhe për pagat nën 30.000 lekë

Qeveria synon të zgjerojë bazën e tatim-paguesve duke taksuar edhe pagat e ulëta.Nëse deri tani pagat deri në 30 mijë lekë nuk tatoheshin, sipas nenit 25 të draftit për nivelin e të ardhurave nga 0-180 mijë lekë në vit, tatimi do të jetë 5%.Kështu një qytetar që merr një pagë deri në 15 mijë lekë në muaj do të paguajë 5% tatim, ose 750 lekë të reja.Sipas projektligjit aktual i cili po qarkullon në grupet e interesit, pagat vjetore mbi 180 mijë dhe nën 1 560 000 në vit, ose të përkthyera si pagesë mujore 15 mijë –130 mijë lekë do të tatohen 13%.Dhe pagat vjetore mbi 1 560 000 lekë, ose të përkthyera në paga mujore mbi 130 mijë lekë do të tatohen 23%.Aktualisht projektligji është në diskutime me grupet e interesit dhe ndryshimet janë fokusuar sidomos në taksimin e të ardhurave personale.Ministria e Financave deklaron se gjithçka është në fazë propozimesh dhe se ende nuk ka asgjë konkrete.Burimet bëjnë me dije se kërkesa për të vendosur taksim dhe për pagat e ulëta ka ardhur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si një mënyrë për të grumbulluar më shumë të ardhura.Paketa e re fiskale aktualisht është në fazën e propozimeve nga bizneset si dhe nga grupet e interesit.Pas shqyrtimit të tyre pritet të vendoset nëse do të ketë ose ndryshime të nivelit të taksave.paketa fiskael paketa re fiskale