Veliaj: Kapanone për qentë e rrugës. Mjekët veterinerë: Kërkon investime

Së shpejti pritet që kryeqyteti të mos ketë më këtë pamje, pasi Bashkia e Tiranës ka një projekt të ri për akomodimin e qenve të rrugës në një kapanon.Veliaj: Propozimi ynë është që të kthejmë disa kapanone të vjetra të Bashkisë ose ushtrisë në qendra strehimi, aty të kryejmë vaksinimin për të ndaluar infeksionet.Ndonëse mjekët veterinerë e shohin si një plan të mirë të Bashkisë, sipas tyre projekti për të sistemuar qentë e rrugës në kapanone është vetëm fillimi,pasi për mirëmbajtjen Bashkisë do ti duhen investime edhe më të mëdha.Veterineri: Nuk është thjesht akomodimi dhe mbledhja e këtyre qenve, nga mbrapa duhet të vinë edhe fondet për mirëmbajtjen, ushqimin, larjen, sterilizimin. Pas akomodimit në kapanone do të ishte mirë një grup vlerësimi pasi jo çdo qen që do të hyjë në kapanon mund të qëndrojë atje për jetë.Zoti. Prifti sqaron gjithashtu se kafshët shtëpiake,sidomos kur bëhet fjalë për qentë, nuk duhet të lëvizin pa maskë, pasi mund të përbëjnë rrezk për qytetarët.Veterineri: Disa lloj rracash janë të kategorizuara si rraca mbrojtëse të objekteve dhe kanë një tendencë më të lartë se të tjerët për të kafshuar. Dy kategori duhet të vlerësohen mirë dhe për mendimin tim personal, duhet të pajisen me maska në momentin që del në ambjent publik, në momentin që dalin nëpër parqe ku ka fëmijë, ku ka qenë shtëpiakë që janë 5-10 kg.Ndërkohë këshillohet që me këto temperatura të larta të tregohet kujdes edhe me qentë të cilët këshillohet të ruhen nga ekspozimi në diell pas orës 12:00.