Moti i keq, rrëzohet pema në rrugë, bllokohet Tiranë-Fushë Krujë
Moti i keq që përfshiu Fushë Krujën rreth orës 16:00 solli rrëzimin e një peme në rrugë.Për pasojë pranë vendit të quajtur Ura e Tapizës është bllokuar qarkullimi, ndërkohë vargu i automjeteve ka vajtur deri në 1 kilometër.Punonjës të Bashkisë së Kamzës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për heqjen e pemës dhe zhbllokimin e rrugës.Ky aks në këtë periudhë vere është shumë i frekuentuar për shkak se pret turistë kryesisht nga Kosova, por edhe nga shtete të tjera të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.[caption id="attachment_558397" align="alignnone" width="640"]
Rradha e automjeteve pas bllokimit te rruges nga pema[/caption][caption id="attachment_558398" align="alignnone" width="640"]
Punonjesit e Bashkise gjate punes per zhvendosjen e pemes se rrezuar[/caption][caption id="attachment_558399" align="alignnone" width="640"]
Pema e rrezuar nga era[/caption]