Ekonomia ne rënie, Preçi: Të luftohet infomaliteti dhe të përmirësohet klima

Rritja ekonomike në vend është në stanjacion dhe për këtë duhet të merren masa për të luftuar informalitetin si dhe për të përmirësuar ambjentin e biznesit. Eksperti, Zef Preçi, shpjegon se ekonomia shqiptare tashmë përveç efekteve të krizës greke po përballet edhe me probleme të tjera.Ekonomia shqiptare po përballet me stanjacion dhe për këtë është e nevojshme që të luftohet informaliteti.Eksperti, Zef Preçi, deklaron se tashmë ka ardhur koha për të rishikuar politikat ekonomike. Sipas tij, vëmendje i duhet kushtuar edhe përmirësimit të klimës së biznesit.Zef Preçi: Sa i takon politikave ekonomike, rezerva më e madhe sipas vlerësimit tim mbetet përmirësimi i ambientit të biznesit në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtet një vend pritës për investimet e huaja direkte.Uljen e nivelit të kredive të këqia z. Preçi nuk e sheh si një përmirësim të situatës, por vetëm një fshirje të bilanceve nga bankat. Edhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura konsiderohet pa ndikim në uljen e kredive të këqia.Zef Preçi: Është fakt i njohur që kreditë e këqia ishin dhe mbeten në të njëtin nivel.Ajo çfarë u deklarua dje nga Guvernatori është një rregullim kontabël që ul përqindjen e kredive të këqia, por kjo nuk vjen nga fakti se ekonomia është më e shëndoshë.E përsa i përket rishikimit të buxhetit, eksperti Zef Preçi shprehet se do të ketë impakt në ekonomi.Zef Preçi: Çdo shkurtim në buxhet, që në rastin kokret bëhet i sforcuar dhe si përpjekje për të përputhur të ardhurat buxhetore me shpenzimet, do të ishte e dëshirueshme që të mos prekte investimet.Ekonomia shqiptare gjatë pjesës së parë të vitit pati një rritje me 2.8%, ndërkohë që pritshmëritë për pjesën e mbetur janë më pesimiste.