Biznesi vendas kërkon ulje taksash: Rritja solli vetëm informalitet
Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar.Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin.Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i bën thirrje qeverisë që të rishikojë sistemin fiskal dhe të ulë taksat si e vetmja mënyrë për të ndryshuar situatën.Gjergj Buxhuku: Ne duhet rë analizojmë politikat në këndvështrimin që diskutuam,pra të kalojmë nga politika fiskale e shtrënguar, në një politikë fiskale me taksa më të ulëta, por me një zbatim rigoroz të ligjit pastaj. Nëse ti zbaton politika fiskale të lehtësuara, natyrisht është edhe më e lehtë pastaj të kërkosh zbatimin e ligjit.Ulja e të ardhurave nga TVSH-ja, akciza si dhe tatimi mbi të ardhurat personale tregojnë se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar.Gjergj Buxhuku: Janë taksat bazë, kjo tregon ser nuk kanë funskionuar politikat. Dhe nga ana tjetër nuk ka funksionuar dhe zbatimi.Ndër të tjera biznesi i kërkon qeverisë që të mos ndryshoj sistemin e taksave shpesh herë, pasi kjo krijon mosbesim tek biznesi.Gjergj Buxhuku: Thelbi i politikave të një vendi nuk mund të ndryshojë sa herë ndryshojnë qeveritë.Aktualisht Ministria e Financave po punon për paketën fiskale të vitit të ardhshëm, ndërkohë që kërkesat kryesore të bizneseve lidhen me uljen e taksavePLANI REALIZIMI MOSREALIZIMITVSH 59,956 Miliard; 57,956 Miliard; 2 MiliardMBI TË ARDHURAT PERSONALE 17,405 Miliard; 13,510 Miliard; 3.8 MiliardAKCIZAT 23,078 Miliard; 17,407 Miliard; 5.6 Miliard