Gabimet në tekstet e historisë edhe këtë vit pa asnjë korrigjim

Debati i gjerë i nisur vitin e shkuar për gabimet në tekstet e historisë nuk do të marrë fund as këtë vit, sepse nxënësit do të kenë në duar të njëjtat libra.Eksperti i fushës se arsimit,Ndriçim Mehmeti, thotë se Ministria e Arsimit ka tërhequr udhëzimin për hartimin e teksteve të reja te historisë, i cili do të jetë sërish i diskutueshëm.Pavarësisht debatit të gjerë të një viti më parë për gabimet në tekstet e historisë, edhe këtë vit nxënësit do të mësojnë historinë e Shqipërisë me të njëjtat libra.Ndriçim Mehmeti, ekspert në fushën e arsimit, bën publik një udhëzim të Ministrisë së Arsimit të 15 prillit të këtij viti ku kërkohej hartimi i teksteve të klasës 4, 9 dhe 12 që kanë ngjallur diskutime për datën e çlirimit, apo rolin e liderve politikë pas viteve ‘90.Por një udhëzim i dytë i 11 majit, zhvlerëson hartimin e teksteve të reja.Ndriçim Mehmeti: “Ose këta që e morën përsipër, pra zotërinjtë dhe zonja.Ministre të na thotë: ore e kishim gabim. Nuk ka asnjë gjë të keqe, e bëmë për luftë politike, thamë të sulmojmë edhe tekstin e historisë. Na falni, u kërkojmë ndjesë, u konsultuam dhe me historianët, na thanë nuk ka gabime.Ose ka një, dy, tre gabime.U kemi thënë shtëpive botuese dhe po i reflektojnë. Ose po juajapim dhe një herë librat kështu siç janë se ne jemi të papërgatitur”.Eksperti Mehmeti kujton ngritjen e një Komisioni të posaçëm për rishkrimin e teksteve të historisë, ende pa një produkt.Sipas tij, duhet të ishte marrë në konsideratë mendimi i këtyre autoriteteve.Ndriçim Mehmeti: “Duhej thirrur në këtë rast ekepsertiza e Institutit të Historisë, Qëndrës së Studimeve Albanalogjike, Institutit të Zhvillimit të Arsimit. Pra ka një sërë organizmash dhe institucionesh që kanë specilaistë shumë të mirë dhe që nuk janë thirrur fare”.7 gushti është afati i fundit i shtypjes së librave shkollore.Për historinë ka 3 altertekste, mes të cilëve edhe ky tekst për te cilin u tha se do të korrigjohej, por që ka mbetur po njësoj me gabime.