Humbin prodhimin nga fara e skaduar: Kompania angleze të na dëmshpërblejë
Dhjetëra fermerë në Spolatë të Divjakës kanë humbur prodhimin e këtij sezoni, pasi fara hibride e ofruar nga një kompani angleze rezultoi e skaduar. Fermerët kërkojnë të dëmshpërblehen, pasi në kontratë u është premtuar sigurimi i tregut dhe blerja e prodhimit.Dhjetëra fermerë në zonën e Spolates në bashkine e Divjakës, kanë disa muaj që kultivojnë në tokat e tyre farëra të cilat nuk prodhojnë frute, të ofruara nga një kompani angleze, me të cilën kanë lidhur kontratë, për blerjen e prodhimit dhe gjetjen e tregut.Fermerët ankohen se kanë investuar gjithçka nga të ardhurat e tyre, ndërkohë që sipas tyre kompania me të cilën kanë marrëveshje sot nuk merr përsipër asgjë.Admir Çela: Nuk kemi marrë përsipër asnjë prodhim. Si do shkojë ky hall? Ku është defekti i firmës ? Firmat nuk na japin shpjegim. Kosto ka kaluar mbi 800 mijë lekë një dynym shpenzime plus punëtorët. Kam marrë 3,4 ose 5 punëtorë në ditë. Janë shpenzime. Ku ti gjejmë ne kostot?Baki Pepa:Kam marrë pjesë ne mbjelljen e këtij sallatori ndërmjet garancisë së fimës.Ne e kemi mbjellur, kemi bërë shpenzimet, punën vetëm një familje dhe nuk vjen askush ta shikojë.Lëre që nuk ka nxjerrë asnje lloj fruit , ka dalë mashkull i gjithi.Besnik Sina: Thana e ka siguruesin pa lekë në fillim dhe tani ne jemi gjithsej 15 familje që kultivojmë fara. Fara ime ka një rendiment të paimagjinueshëm. Kanë edhe shokët e mi një lloj tjetër që ka dalë pa trangull.Sipas fermerëve, dëmi për një dynym të mbjellë me farën që sipas tyre rezultoi e skaduar shkon deri në 700-800 mijë lekë të vjetra.Ata kërkojnë ndërhyrjen e Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, dhe deputetit të zonës Erjon Braçe për ti dhënë një zgjidhje problemit.