Diabeti “pushton” fëmijët, javën e fundit 4 raste të reja janë paraqitur në pediatri

Vitet e fundit në Shqipëri rastet e fëmijëve të prekur nga diabeti janë rritur frikshëm. Vetëm këtë javë janë paraqitur 4 raste të reja të fëmijëve me diabet të fituar.Vetë mjekët po përballen më një situatë të re, ku ndryshe nga vitet e tjera është ulur edhe mosha e të prekurve, nga 5 deri në 7 vjeç në 15 deri në 3 vjeç.Lindita Grimci: “Rastet në klinikën tonë janë rritur këto 2-3 vitet e fundit, nga 10-15 raste që kishim në një vit, tani po bëhen 30-32 raste. Dhe pikërisht këtë javë erdhën katër raste të reja me diabet dhe që paratiten në formë tepër të rëndë. Do doja të tërhiqja vëmendjen që ka diabet dhe fëmija. Dhe paraqitja e fëmijës, tipi i diabetit të fëmijës është më i rëndë se i të rriturit, është tipi që është i varur komplet nga insulina”.Doktoreshë Grimci, mjeke endokrinologe pranë QSUT u bën apel prindërve të tregohen të kujdesshëm pasi simptomat e diabetit mund të ngatërrohen me ato që sjellin temperaturat e larta, si nevoja e shpeshtë e konsumimit të ujit.Lindita Grimci: "Apeli i para është që prindi duhet të ndjekë fëmijën e vet, vera i konfondon, i ngatërron shumë, sepse ia atribuojnë këtë pirjen e tepërt të ujit vapës”.Numri më i madh i fëmijëve nuk lindin diabetikë, por e kanë të fituar pas ardhjes në jetë, kryesisht gjatë muajve të parë.Ndaj mjekët këshillojnë kontrolle të shpeshta. Diabeti për fëmijët e vegjël mund të rezultojë fatal nëse nuk kapet në kohë.