Qytetarët në radhë 3- 4 orë për pasaportën, Qarku i Shkodrës vetëm me 1 sportel

Vargu i automjeteve të parkuara përpara bashkisë Shkodër paraditen e sotme nuk i përket një delegacioni, por janë mjetet e bashkëatdhetarëve tanë të kthyer në atdhe.Prej orëve të para të mëngjesit kjo situatë përsëritet prej ditësh në pedonalen e Shkodres dhe arsyeja është e njëjtë, zënë radhën për të aplikuar për karta dhe pasaportë biometrike.Nën vapën përvëluese, burra e gra sëbashku me fëmijë torturohen me orë të tëra për të kryer këtë proçes, në një sportel të vetëm për të gjithë qarkun Shkodër.Ata e quajnë aspak normale këtë sorollatje që u bën shteti Shqiptar, ku secili prej tyre ka paguar nga 75 mijë lekë, e deri në dyfishin e çmimit për proçesin e përshpejtuar, por si shpërblim po marrin pritjen me orë të tëra, e madje edhe ditë pa kryer punë."Kam 3-4 orë këtu"..."Vij nga Italia dhe kam 3 orë që pres. Jemi në 2015 dhe vijojmë të kemi këto probleme"  thonë qytetarët.Një situatë groteske kjo, e cila përsëritet sa herë vijnë emigrantët e për të cilën askush nuk merr mundimin të gjejë një zgjidhje.Vetëm zyrë në mjediset e gjendjes civile pranë bashkisë, është vënë në dispozicion duke bërë që qytetarët të vuajnë nën pritjen përvëluese, e madje shpesh edhe duke u konfliktuar me njëri – tjetrin.pasaportar shkodra shkoder pastaporta shkoder pasatport gjykata elbasanit/Oranews.tv/