Senatori demokrat kundër Obamës: Nuk dua luftë, por Irani nuk do të ndryshojë
Një nga senatorët më të rëndësishëm demokratë, Chuck Schumer i Nju Jorkut, ka deklaruar se ai ka vendosur të kundërshtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin të negociuar nga Administrata e Presidentit Obama."Unë do të votoj kundër marrëveshjes, jo sepse dua që të ketë luftë dhe as për të sfiduar rrugën e diplomacisë, por sepse besoj se Irani nuk do të ndryshojë. Kjo marrëveshje bën që Irani të përfitojë dyfish; t'i hiqen sanksionet si dhe të ruajë fuqinë e saj bërthamore dhe jo-bërthamore", ka shkruar Schumer, i pari demokrat që kundërshton marrëveshjen.Deklarata e Schumer përbën një goditje për përpjekjet e Presidentit amerikan i cili ditët e fundit ka bërë çmos për të bindur Senatin demokrat për të votuar "pro". Më herët, Obama kishte deklaruar se refuzimi i marrëveshjes nga Kongresi do t'i hapte rrugën opsionit të luftës me Iranin.Schumer është aktualisht demokrati numër tre në Senat dhe ai pritet të pasojë Harry Ried si kreu i partisë në këtë dhomë kur Reid të tërhiqet në fillim të vitit 2017.Kundërshtimi i tij u theksua nga Eliot Engel, demokrati më me peshë në komitetin e punëve të jashtme të dhomës së përfaqësuesve, i cili tha se edhe ai do t'i kundërvihet paktit bërthamor me Teheranin.Kongresi ka kohë deri më 17 shtator që të marrë në shqyrtim një rezolutë mosmiratimi të marrëveshjes me Iranin, e cila në këtë rast do të eliminonte kapacitetin e Obamës për të hequr sanksionet mbi Iranin, pika e kyçe e marrëveshje.