Para në këmbim të vendimit, dosja e gjyqtarit Rasim Doda shkon në gjykatë

Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjykatë gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda për akuzën “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve". Ndërsa vijojnë hetimet për fshehje të pasurisë.Prej datës 5- 23 qershor 2015 Doda qëndronte nën masën e sigurisë burg dhënë nga Gjykata e krimeve të Rënda por më pas kjo masë u ndryshua me vendim të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.Pas 23 qershorit gjyqtari hetohej në “arrest shtëpie”Sipas deklarimeve të kallzuesit gjyqtari duke bërë shenjë me gishta ka kërkuar 80 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tij, sa i takon një çështjeje prone. Nëse do të fitonte gjyqin kallzuesi do të fitonte një shumë prej 220 milionë lekësh të vjetra.Si ndryshoi vendimin- Sipas argumentimit të prokurorisë për Krime të Rënda, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Rasim Doda, ka konsumuar element të veprës së korrupsionit pasiv, pasi në një çështje civile, ka kontaktuar me njërën prej palëve një ditë para dhënies së një vendimi civil duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.Për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka vënë në dispozicion palës dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij.Të nesërmen, ditën e vendimit, më datë 20.maj .2015, gjyqtari Rasim Doda ka shpallur vendimin, duke i dhënë të drejtë palës tjetër, pra jo personit të kontaktuar një ditë më parë.Për të provuar pretendimet e kallëzuesit, Prokuroria urdhëroi kontrollin e kompjuterit të gjyqtarit Rasim Doda , kontroll i bërë nga një ekspert IT. Pas rikuperuar të documentit i tipit Microsoft Word, u vërtetua se pjesa e fundit e materialit është identike si ajo që ka paraqitur kallëzuesit.Hetimi per fshehje te pasurise -“Ndaj këtij shtetasi dhe bashkëshortes së tij, gjithashtu gjyqtare, po vijon ndërkohë hetimi nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës, në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI), për veprën penale të “fshehjes së pasurisë...” thuhet në njoftimin e prokurorisë.Më herët në vitin 2009, gjyqtari u procedua penalisht nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama për shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Ndërsa në vitin 2010, Doda është akuzuar për veprën penale të fyerjes.saradne gjyqaterr/Oranews.tv/