Oliver Ivanoviçit i shtyhet paraburgimi, hyn në grevë urie

Lideri i Iniciativës Qytetare serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç, ka hyrë në grevë urie në burgun e Mitrovicës me pretendimin që atij t'i mundësohet mbrojtja në liri.Kështu ka deklaruar bashkëshortja e tij Milena Ivanoviç agjencisë serbe të lajmeve Tanjug.Të enjten, Ivanovicit i është shtyrë paraburgimi, deri më 6 tetor.Oliver Ivanoviç akuzohet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000. Të akuzuar për tentim vrasje nga EULEX-i janë edhe koloneli i policisë serbeDragolub Delibashiç, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiç si dhe Aleksandar Lazoviç. Kundër Ivanoviçit deri më tani kanë dëshmuar 45 dëshmitarë dhe shumica e tyre kanë pohuar aktakuzën kundër tij.