Ja arsyet pse turistët duhet të vizitojnë Lezhën

Turistët e huaj këtë sezon veror shfaqen shumë të interesuar për Lezhën. Qarku që të ofron detin dhe malin, ka risi edhe kulturën e larmishme, traditën që zona e ka të trashëguar. Së fundmi për të ruajtur këtë tipar, po synohet që kultura të mbahet gjallë duke ua futur në gjak fëmijëve.Turistët që vizitojnë zonën e Lezhës kanë mundësi të shohin me tepër se bregdetin dhe grishjet e shumta natyrore. Njohja me kulturën mijëravjeçare të këtij rajoni është një tjetër veçanti që të afrohet.Mark Gjoka Drejtor i Pallatit të Kulturës : "Përpiqemi të gjejmë sa më shumë mënyra për të promovuar atë mrekulli që Lezha e ka me vite dhe me shekuj siç është tradita dhe trashëgimia jonë. E filluam në Lezhë me disa fëmijë të cilët kanë ardhur për pushime, kanë zgjedhur Lezhën që të vijnë të pushojnë dhe ne kemi zgjedhur një punë të veçantë duke iu ofruar mundësinë që ato të ndjehen mirë për të zhvilluar talentet e tyre."Kjo është një mundësi jo vetëm për të huajt, por edhe për emigrantet shqiptarë dhe fëmijët e tyre.Këta fëmijë me gjak shqiptar por që janë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ndaj duan që të njihen më kulturën e vendit tonë e gjithçka që do të mësojnë, të mund t'ua percjellin miqve të tyre.Muzika është pasioni më i madh, ndaj ata duan të luajnë sa më mirë edhe atë shqiptare."Unë jam lindur në Amerikë. Është shumë bukur.E kam shumë qejf të vij këtu , më shumë se në Amerikë. Nuk luajmë shumë muzikë shqip sepse nuk mund të gjejmë mësues që janë shqiptarë në Amerikë.'Muzika është pikënisja e një interesi për të njohur traditen tonë, interes që sipas muzikantit Bardhyl Molla po rritet gjithnjë e më shumë.Bardhyl Molla: "Vijnë nga diaspora për pushime dhe i tërheë muzika e traditave e trevave. Një prej tyre është edhe djali im që ndodhët këtu me pushime dhe duke dëgjuar tingujt e muzikës nëpër pallat ishte i interesuar për të patur një lloj njohurie të muzikës. Ky është një djal student në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kështu që ka ardhur me pushime dhe e ka tërhequr thjesht muzika.Ne nën drejtimin e drejtorit z.Mark Gjoka i dhamë një mundësi për ti ndejtur afër për të parë se çfarë bën ai dhe çfarë bëjmë ne, një kombinim të thjeshtë.Por është pjesë e programeve të pushimeve të sezonit. Dikush vjen për vallen, dikush për muzikën, dikush për klarinetën.Ka harmoni nga më të ndryshmet që njerëzit janë të interesuar.Muzika e tyre për vendin nuk është gjithmonë muzika e traditës, e trevave të tyre."Kulturën e Lezhës e gjen të shpalosur edhe në restorante të shumtë. Ajo vjen si udhërrëfyesja kryesore e një treve multikulturale.Është pikërisht kjo traditë e vendosur në një ambjent të mrekullueshëm si tek ky restorant në Fishtë të Lezhës që josh së tepërmi vizitorët e huaj."Kam ardhur nga Zelanda e re këtu në Shqipëri, pasi më pelqen shumë ky vend dhe po e eksplorojmë prej 40 ditësh. Jemi ndalur tek ky restorant dhe po na pëlqejnë shumë gatimet bio të kësaj zone. Por më shumë po më tërheqin vajzat bukuroshe me kostumet fantastike që kanë veshur. Kjo mënyrë prezantimi duhet të jetë në çdo vend të botes. Unë do tju rekomandoj dhe miqve të mi që të vinë në Shqipëri, pasi këtu mund të gjesh gjithçka. Një vend me bukuri kaq të rralla duhen eksploruar patjetër""Nuk e kam menduar ndonjëherë që Lezha është kaq vend i bukur, këtu gjithcka po na tërheq jashtë mase. Vajzat me veshjet popullore dhe përformanca e tyre në valle tradicionale po na kënaq tej mase. Kjo është vërtet diçka e veçantë, ndërsa ke mundësi të shijojmë gastronominë e zonës." thotë një turist.Gërshtetimi i gastronomisë me folkun dhe kulturen e zonës gjithnjë kanë dhënë rezultat në tërheqjen e vizitorëve.Altin Prenga Operator Turistik: Në Shqipëri sdomos në këto zona siç është zona e Zadrimës është shumë e rrallë, edhe disa krahina por janë shumë pak, gjen natyrshëm zonja , gra të moshuara që janë të veshura me kostume të ndryshme. Imagjino jemi në Zadrimë ku ka familje që mbi 150 vite jetojnë këtu dhe ruajnë disa nga kostumet e Mirëditës, Kallmetit dhe Zadrinës. Vetëm 10 km më poshtë janë zonja që jëtojnë mbi 150 vjet në zonën e malit të pjesës poshtë dhe janë nga Malësia e Madhe, dmth janë malësorë. Ke kostumografi të mrekullueshme. Kaq natyrshëm besoj se jemi me fat që jetojmë në këtë moment epokal ku akoma dhe vet turistët habiten kur të shkojnë thjesht rrugëve dhe një zonjë që e kanë lënë të bëjnë punët e shtëpisë është veshur me kostum kallmetor,mirditor,zadrimor malësor siç janë këto katër kostume që na përfaqësojnë në Lezhë. Ngjyrat e mrekullueshmë të folklorit tonë tregojnë edhe mikpritjen, buzëqeshjen e dashurinë që kemi për vetvehten për tokën, për gjithcka. Është diçka e mrekullueshme por e përsëris ato akoma mahniten më shumë kur i shohin lirshëm kur unë i shëtis te një studio qeramike ose tek një therëtore apo kantinë vere ato rrugës shohin zonja krenare që vishen tamam me kostume tradicionale shqiptareIdeatori i kësaj risie për turizmin në Lezhë është Drejtori i Pallatit të Kultures në këtë qytet artisti Mark Gjoka. Ai shpjegon përpjekjet e vazhdueshme që çdo vit të gjenden mënyra të reja për të promovuar vlerat që Lezha e ka të trasheguar prej shekujsh, ndërsa na prezanton edhe projektin e tij të ri, këngën që i dedikohet Lezhës.Për të zbuluar më tepër mbi Lezhën, mos nguroni ta vizitoni, pasi bukuritë e natyrës shoqërohen me mikpritjen e jashtëzakonshme të banorëve./Oranews.tv/