Fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

Plot 1450 pasagjerë, 192 automjete dhe 10 autobus kanë hyrë mëngjesin e sotëm nëpërmjet pikës kufitare të portit të Vlorës.Numri i pasagjerëve dhe mjeteve të përpunuara sot shënon nisjen e diteve që kulmojnë përsa i përket fluksit në pikën portuale të Vlorës .Pasagjeret janë kryesisht emigrantë që rikthehen për pushime por edhe rezident në Shqipëri që kanë pushuar disa ditë në shtetin fqinj .Të pyetur për shërbimet portuale ata i konsiderojnë të përmirësuara nga vitet e mëparshme, megjithatë kërkojnë të merren më shumë masa për të eliminuar radhët e gjata.Muaji gusht shënon numrin më të lartë të hyrjeve nëpërmjet portit të Vlorës/Oranews.tv/