Itali, dëbohet çifti shqiptar bënte propagandë për xhihadin

Një çift shqiptarësh, rezidentë në provincën e Peruxhës, janë dëbuar nga territori i Italisë si masë parandaluese e Ministrisë së Brendshme ndaj akteve terroriste.Sipas policisë italiane, dy të dyshuarit, burri 32 vjeç dhe gruaja 23 vjecc, mendohet se nxisnin për xhihad të armatosur.Bashkëshorti punonte prej dhjetë vitesh artizan në Itali dhe prej kohësh ai konsiderohej si i afërt me qarqe militante.Dy të dyshuarit janë ndaluar në shtëpinë e tyre dhe më pas, sipas medias italiane, ata janë dërguar në Shqipëri pas konvalidimit të masës nga një gjykatës i Peruxhas. Kuestura e këtij qyteti kishte kohë që e mbante çiftin nën vëzhgim.Ndërkohë nën-sekretari i brendshëm italian Xhanpiero Boçi ka sqaruar se mbas një hetimi një vjeçar janë marrë informacione që kanë çuar në dëbimin e çiftit që në fakt ishin në rregull me lejen e qëndrimit. Zyrtari tha gjithashtu se shteti italian vepron jo vetëm në kundërvënien ndaj fenomeneve kriminale por edhe në parandalimin e tyre.Nëntë emigrantë janë dëbuar deri më tani nga Italia si të dyshuar për lidhje me terrorizmin, ndërkohë që 100 persona vijojnë të jenë nën vëzhgim për lidhje të dyshuara me grupe militante. Sipas rregullave të reja të ministrisë së brendshme italiane, masa e dëbimit për dyshime për lidhje me terrorizmin qëndroni në fuqi nga 5-10 vjet./Oranews.tv/