ISIS rrëmben 150 të krishterë në Qaryatain, përfshi gra e fëmijë

Shteti Islamik ka rrëmbyer 150 persona të krishterë pas pushtimit të një qyteti kyç siç është Qaryatain.Një organizatë për fushatën e pakicave të krishtera në vend, tha se 300 familjes kanë arritur të largohen nga zona, por 150 persona u rrëmbyen nga grupi ekstremist.“Njerëzit janë përpjekur të lidhen me të afërmit e tyre me telefona por nuk patën fat,” than ë një deklaratë grupi i avokatisë. “Shteti Islamik tha se ata kanë arrestuar më shumë se 100 sirianë të krishterë nga qyteza Qaryatain në provincën Homs”.Rrëmbimi u konfirmua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e bashkuar, që raportoi se 230 qytetarë nga qyteza, përfshi dhjetra të krishterë, 45 gra, 19 fëmijë e 11 familjë janë rrëmbyer nga IS.Disa nga të krishterët u rrëmbyen në manastirin katolik Mar Elian, ku u rrëmbye edhe prfiti Jacques Mourad në muajin maj.