Banda e shqiptarëve tenton të grabisë vilën e zv/kryeministrit çek. Plan t'i rrëmbenin fëmijën

Një bandë e përbërë nga 9 persona shumica shqiptarë akuzohet se ka planifikuar të grabisë vilat e njerëzve më të pasur në Pragë, mes tyre dhe atë të ministrit të Financave njëkohësisht zv/kryeministrit çek Andrej Babis. Gjithashtu banda kishte planifikuar të rrëmbente fëmijën e tij.Lajmi publikohet sot nga media çeke Respekt.cz dhe i referohet informacioneve nga shërbimet sekrete.Anëtarët e bandës u arrestuan në fund të 2014. Banesa e Babis është një ndër shtëpitë e të pasurve në Pragë që banda kishte selektuar si objektiva të grabitjes së tyre.Përgjimi- Skuadra kundër krimit të organizuar kishin monituar lëvizjet e bandës për muaj të tërë pas një informacioni se vila e një biznesmeni cek do të grabitejGjatë përgjimeve hetuesit zbuluan se banda kishte planifikuar edhe dy grabitje të tjera njëra e një biznesmeni dhe njëra ishte shtëpia e zv/kryeministrit çek.Kriminelët kishin hequr mundësinë e grabitjes së shtëpisë për shkak të shtimit të masave të sigurisë ndaj familjes së Babis. Pavarësisht kësaj anëtarët kishin parë mundësinë tjetër atë rrëbimit të fëmijës së tij,Bashkëpunëtori - Një oficer policie mendohet se ka bashkëpunuar me ta."Banda ishte e sigurtë se nuk mund të vepronte pa bashkëpunimin e një oficeri policie të Pragës. Ai do të paralajmëronte ata nëse policia do të shkonte ti arrestonte. Si anëtarët e bandës ashtu dhe oficeri i policisë janë në arrest" shkruan Respekt.czSipas medias hetimi tashmë është mbyllur dhe shumë shpejt pritet të përpilohet dosja.Respekt.cz shkruan se grabitjet nuk kanë prapavijë politike/Oranews.tv/