Donald Trump dominon debatin në SHBA
Donald Trump vijon të dominojë garën e republikanëve për president të SHBA-së duke shkaktuar polemika të mëdha që në debatin e parë mes kandidatëve republikanë në Kliveland.Miliarderi nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të kandidojë si i pavaruar për President të SHBA-ve, gjë e cila ka bërë që publiku në sallë të ngrejë zërin kundër fjalëve të tij.Manjati Trump, i cili ishte në focus të vëmendjes falë kryesimit që ai gëzon në sondazhe, ngriti dorën kur moderatorët pyeti nëse ndonjëri prej kandidatëve republikanë nuk do të mbështesë të nominuarin e republikanëve për zgjedhjet e nëntorit të 2016-s."S'di të them", tha Trump, i cili për javë me radhë ka lënë të hapur mundësinë për një kandidim të pavaruar, sidomos nëse do të kishte shenja se republikanët nuk mbështesin atë.Një kandidim i pavaruar për Trump nënkupton rrjedhje votash për republikanët, thënë ndryshe një fitore e sigurt për Hillary Clintonin ose një tjetër kandidat demokrat.Manjati është kritikuar menjëherë nga senatori Rand Paul i cili tha se Trump po mban hapur mundësinë e mbështetjes së tij për Hillary Clinton.Lidhur me komentet negative në të kaluarën ndaj grave, të cilat ai i ka quajtur "dosa të shëndosha" apo dhe "llum", Donald Trump u ankua se moderatorja nuk po e trajtonte mirë./Oranews.tv/