Otranto, bllokohet anija me flamur shqiptar, s'ka kushte sigurie

Një anije me flamur shqiptar është bllokohet nga rojet bregdetare italiane në portin e Otrantos për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.Quotidianodipuglia.it shkruan se anija "Milton" 80 metra e gjatë, e ndërtuar në vitin 1977 është ndaluar nga rojet bregdetare për shkak të mangësive serioze në bordin drejtues, duke shfaqur pasoja të rrezikshme për sigurinë e detare.I kontaktuar nga Ora News, kreu i Autoritetit Portual të Durrësit Hysni Aruçi deklaron se nuk është në dijeni për këtë bllokim, por sqaron se çdo port ka të drejtë ushtrimin e kontrolleve për kushtet dhe standardet.Anija do të qëndrojë e ankoruar në port deri në eliminimin e plotë të mangësive dhe më pas do lejohet të lundrojë. /Oranews.tv/