Jemen, lirohet francezja e rrëmbyer më 24 shkurt

Isabelle Prime, gruaja franceze që u rrëmbye në Jemen më 24 shkurt, është liruar dhe do të kthehet në Francë gjatë ditës së premte, ka bërë me dije presidenca franceze. "Bashkëpatriotja jonë, Isabelle Prime është liruar në orët e para të së premtes. Presidenti Hollande është shumë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre në lirimin e saj, përfshirë edhe Sulltanin e Omanit", thuhet në deklaratë, ku nuk jepen detaje të mëtejshme mbi lirimin e saj.30-vjeçarja po punonte si konsulente në një projekt të Bankës Botërore kur ajo u rrëmbye, bashkë me përkthyesen e saj, ndërkohë që po udhëtonnte me makinë për çështje pune në drejtim të kryeqytetit Sanaa. Përkthyesja e saj, Sherine Makkaoui u lirua në mars.Gjatë 15 viteve të fundit, një numër i madh i të huajve janë marrë peng në Jemen nga ana e fiseve, në përpjekjet e tyre për t'i bërë presion qeverisë për shërbime më të mira ose për të liruar të afërmit e tyre. Një pjesë e madhe e tyre janë liruar./Oranews.tv/