Kukës, nis aksioni për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit
Bashkia e Kukësit ka nisur aksionin për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të bëra në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm, lidhje që ndikojnë shumë në mos furnizimin normal me ujë të pijshëm për më shumë se 23 mijë banorë të qytetit. Në vëmendje do të jenë shkëputja e lidhjeve të cilat përdoren për vaditjen e tokësBashkim Shehu: Do nisim me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, dhe vënien para drejtësisë të personave që kanë abuzuar, qoftë dhe punonjës të ujësjellësit. I bëj thirrje qytetarëve që kanë bërë lidhje të paligjshme ti heqin në mënyrë të vullnetshme.Ky aksion, ka nisur në zonën e Kodër Lumës dhe do të shtrohet në të gjitha zonat. Aktualisht, bashkia dhe ndërmarja e ujësjellësit kanë shtuar me 30 minuta më shumë orarin e furnizimit me ujë të pijshëm, për popullatën.
/Oranews.tv/