"Hakmarrja e Putin", shkatërron 9 ton ushqime të ardhura nga perëndimi
Pas vendimit për të shkatërruar në kufi produktet bujqësore që vijnë nga Perëndimi, autoritetet në Belgorod në jug të Rusisë kanë asgjësuar 9 tonë djathë e produkte të tjera të tij.Vendimi i Putin vjen në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që i janë vendosur Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.Pamjet që u transmetuan në mediat ruse tregonin shkarkimin e kutive me djathë në një fushë e më pas shkatërrimin e tyre me buldozier."Ky produkt përbën rrezik. Nuk ka asnjë shenjë apo ndonjë të dhënë për prodhuesin, nuk ka të dhëna në lidhje me datën e prodhimit, apo datën e skadimit, prandaj është e rrezikshme dhe nuk duhet të shiten apo të konsumohen nga njerëzit," tha Andrei Palchikov, një zyrtar lokal.Planet e qeverisë ruse për të shkatërruar në masë mallrat e importit që vijnë nga Perëndimi kanë provokuar zemërim në vend pasi shkalla e varfërisë është e lartë.Edhe disa aleatë Kremlinit kanë shprehur tronditjen për atë që e konsiderojnë "krematorium të ushqimeve", ndërsa një prift ortodoks ka denoncuar fushatën, që nisi zyrtarisht dje, si të çmendur dhe mëkatare.Por autoritetet ruse janë të vendosura të vazhdojnë këtë nismë që e konsiderojë si masëne duhur për sigurinë ushqimore.Më shumë se 267.000 qytetarë rus kanë mbështetur një peticion online ku I bëhet thirrje presidentit Vladimir Putin që të anulojë vendimin, pasi njerëzit kanë nevojë për ushqim."Sanksionet kanë çuar në një rritje të madhe të cmimeve të ushqimeve. Pensionistët ruse, veteranët, familjet e mëdha, grupet në nevojë janë të detyruar të kufizojnë në masë të madhe ushqimin deri në uri."-thuhet në peticion.Ka një indinjatë tek qytetarët për faktin se inflacioni është në rritje ndërsa mediat raportojnë se ministria e bujqësisë po përgatitet të shpallë një tender për "krematoriume ushqimore të lëvizshme" për të përshpejtuar shkatërrimin.Mediat ruse thonë se ky vendim është për mallrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Europian, Kanadaja, Australia dhe Norvegjia.[caption id="attachment_558047" align="alignnone" width="1000"]
Asgjesohen produktet ne Rusi[/caption]