Mbyten dy pushues në Durrës, një 5-vjeçar nga Kamza dhe një burrë nga Kosova

Dy persona humbën jetën pasditen e së enjtes ndërsa pushonin në brigjet e Adriatikut.Ngjarjet e rënda u shënuan në plazhin e Hamallajt dhe atë të njohur si "Shkëmbi i Kavajës".Burime policore thanë se viktima në Hamallaj është një 5-vjeçar nga Kamza, ndërsa identiteti i personit të mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës ende nuk dihet.Paraprakisht dyshohet se ai është një shtetas kosovar rreth 60 vjeç. Policia lokale tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në mbytjen e dy pushuesve.