Vuçiç me prova të reja për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, do t’i dërgojë në SHBA
Kryeministri, Aleksandër Vuçiç, do të udhëtoj në shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me prova të reja për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Prokurori për krime lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviç.Në një intervistë për Radio Beogradi, Vukçeviç tha se mbi rastin Bytyçi është hetuar intensivisht dhe se që nga fillimi në hetime është përfshirë edhe FBI.“Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, në mes të muajit shtator do të udhëtoj për në SHBA ku do të takoj nënkryetarin amerikan, Joe Biden, dhe një ndër temat kryesore në diskutim pritet të jetë edhe rasi i vëllezërve Bytyçi”, ka thënë ai.Prokurori Vukçeviç ka njoftuar se deri në fund të mandatit, mes rasteve të tjera, do të përmbyllet edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi.Ndërkaq,Vuçiç muajin e kaluar kishte deklaruar se rasti Bytyçi është çështje bilaterale midis Beogradit dhe Washingtonit.Në datën 9 korrik të vitit 2015 janë bërë 15 vite nga vrasja e vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyçi, nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB).“Mossuksesi i institucioneve në lidhje me dënimin e këtij krimi tregon se drejtësia në Serbi është selektive, si dhe se personat përgjegjës për ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi janë mbi ligjin”, ishte thënë në një kumtesë të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd.