Vlorë, mbollën kanabis në oborret e banesave, arrestohen 1 burrë dhe 1 grua
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi. Policia e Vlorës ka arrestuar gjatë pasdites së sotme shtetasit Bujar Selmanaj 52 vjeç dhe H. Buza 57 vjeçe, banues në fshatin Babicë e Madhe.Selmanajt iu gjetën dhe sekuestruan ne oborrin e baneses se tij 22 bime narkotike, ndërsa 57-vjeçares Buza iu gjetën 137 bimë.Gjithashtu gjate kontrollit ne banesen e shtetases H. Buzi u gjet edhe nje sasi mariuane rreth 3 kg qe po pergatitej per treg.Policia ka shoqeruar dhe dy shtetas te tjere komshinj te shtetases H.B, si dhe eshte shoqeruar edhe kryeplaku i fshatit A.Y per tu marre ne pyetje.Policia e Vlores gjate dites se sotme ka vijuar operacione edhe ne zona te tjera ku rezultatet pritet të bëhen në perfundim te operacionit.Forcat e komisariatit të Vlorës u mbështetën në operacionet policore në terren nga specialistet e Drejtorise se Pergjithshme per Sigurine Publike, misioni italian i monitorimit ajror dhe Drejtoria e Policise Vlore.



