Kryebashkiaku i Palermos: Europa bashkëfajtore e genocidit në Mesdhe
Palermo, 6 Gusht 2015 -"Europa është bashkëfajtore e genocidit në Mesdhe". Ky është komenti i kryetarit të Bashkisë së qytetit të Palermos Leoluca Orlando, pak orë pas tragjedisë së rradhës në ujërat e Mesdheut.Vetëm një ditë me parë, 400 emigrantë kanë mundur të shpëtojnë e 26 është numri i viktimave të rekuperuara nga deti dhe pse sipas dëshmive të emigrantëve në anijen me të cilën udhëtonin gjëndeshin rreth 600-700 persona."Qindra të vdekur të tjerë në Mesdhe e dhjetra viktima që duhet ti mikpresësh për ti dhënë dinjitetetin e vdekjes”, ka deklaruar kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlandi, numri 1 i këtij qyteti që mbushet në çdo orë e ditë të javës me qindra emigrantë që zbarkojnë nga anije të nisura prej Libisë drejt Europës, e që nuk gjen më vend për të strehuar arkivolët e emigrantëve të mbytur në pritje të identifikimit të tyre."Europa”, shkruan Orlando në profilin e tij zyrtar në Facebook, që është gjithmonë e gatshme për të kujtuar genocidet e së kaluarës, përherë e gatshme për të kritikuar të tjerët që përlyhen me genocidet e sotme, duhet t'i jap fund asaj ç'ka po ndodh sot në Mesdhe, pasi historia do ta përcaktojë si fajtore e këtij Genocidi."Kryetari i Bashkisë së Palermos jo pak herë ka kritikuar normativat e Bashkimit Europian mbi emigracionin e indiferencën e insitucioneve të saj përballë qindra e mijëra emigrantë të mbytur në Mesdhe.Numri 1 i qytetit të Palermos është dhe nismëtari i Kartës së Palermos e cila shkrin kushtet e detyrueshme të shtetit italian ndaj emigrantëve që mbërrijnë klandestinë nga deti për tu pajisur me leje qëndrimi të rregullt."Ky sistem proibicionist i lejeve të rregullta të qëndrimit”, shprehet ai, i bashkuar me atë kriminal të skafistëve i shndërron emigrantët në skllevër e pre të lehta në duart e organizatave kriminale."