Myftiu i Tiranës: Duhet të mbyllim kapitullin e abuzuesve në emër të islamit

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili ishte ne zonen e Tetoves per te mbeshtetur banoret e prekur nga permbytjet, komentoi ne një lidhje telefonike per Ora News edhe arrestimin e një imami shqiptar te një xhamie në Shkup, nën akuzën e përfshirjes në akte terroriste.“Kjo është një nga xhamitë apo objektet e kultit që nuk është në varësinë juridike të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Ne njëherë e përgjithmonë duhet ta mbyllim përfundimisht kapitullin e cilido personi, apo personave të cilët në emër të islamit po guxojnë të abuzojnë traditën e mirëfilltë shekullore të islamit në këto troje”.Myftiu i Tiranës pasi vizitoi zonat e permbytura ofroi ndihmë ekonomike dhe mbeshtetje shpirtërore. Në shenjë solidarizimi ai ka ndërrmarrë një nisëm:“Nëser në të gjitha xhamitë e kryeqytetit, si dhe në Shqipëri do të ketë një thirrje solidariteti për ndihmë për arsye të përmbytjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në Tetovë dhe rrethina”.Për Myftiun e Tiranës, pozitive do të ishte nëse komunitetet fetare të vendeve te rajonit të mblidheshin sëbashku për të shprehur traditën shumëshekullore të religjionit.