Largimi misterioz i vajzave, zbulohet letra me mesazh kërcënues për familjen
“Hakun e morëm, shtëpinë e dogjëm, vajzat nuk ke për t'i parë më me sy!"Është kjo një pjesë e letrës së gjetur nga familja Kajzazi në tavolinën e dhomës së tre vajzave të tij, dy nga të cilat janë zhdukur prej 15 korrikut.Letra është marrë nga Prokuroria e Durrësit, menjëherë pas denoncimit të ngjarjes në polici.Hiqmet Kajtazi, me origjinë nga Berati shprehet jashtë kamerave se nuk di si ta shpjegoj përmbajtjen e letrës, pasi nuk ka probleme me askënd.Për policinë dhe Prokurorinë e Durrësit, letra dyshohet se mund të jetë shkruar nga vetë vajzat, pasi edhe herë tjetër janë larguar për disa ditë nga banesa pa dijeninë e prindërve, si edhe i kanë helmuar famljarët.Historia e denjë për një roman triller nis më 15 korrik 2015, kur dy motrat u larguan pa lënë gjurmë.Ngjarja nis me helmimin e tre pjesëtarëve më të mëdhenj të familjes - babait, Hiqmet Kajtazi 49 vjeç, mamasë Anila 39 vjeç dhe Alketës motrës 20 vjeç.Vijon me djegien e banesës dhe zhdukjen e vajzave sëbashku me shumën prej 500 mijë lekësh të reja, 4 telefonave dhe pasaportave.Policia i qëndron versionit se vajzat janë larguar me dëshirë nga banesat. Kjo pasi dy motrat kishin helmuar dhe një herë tjetër familjarët e tyre dhe e kishin pranuar.Megjithatë, po hetohet dhe pista e një rrëmbimi të mundshëm me anë të mashtrimit nga persona të tjerë.Policia i ka shpallur në kërkim Orialda dhe Klodi Kajtazin për veprat penale"Shkatërrimi i pronës me zjarr"dhe"Vjedhja"në bashkëpunim.