Atentati, Porositësi 10 mijë euro Julian Shorjas për vrasjen e dashnorit të gruas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2015, 16:13
Prokuroria e Tiranës hedh dritë mbi parandalimin e vrasjes së emigrantit në Kombinat dhe shkaqet se pse ky person do të ekzekutohej me minë me telekomandë nga shtetasi Julian Shorja, tashmë nën masën e arrestit “burg pa afat”.
Nga hetimet paraprake, organi i akuzës ka dyshime të forta se ekzekutimi ka si shkak një lidhje dashurie që emigranti kishte me te shoqen e porositësit te identifikuar vetëm përmes inicialeve SH.O.Ky i fundit do ti drejtohej Shorjas për herë të parë në verën e vitit të shkuar, ku do ti paguante 1000 euro për sigurimin e një sasie lëndë plasëse dhe donatorë elektrike për vrasjen e emigrantit. Plani dështon, pasi lënda eksplozive nuk shperthen.Pas kësaj SH.O do ti drejtohej sërish Julian Shorjas në maj të 2015, por kësaj here përmes një korrieri. Ky i fundit do takohej me Julian Shorjan në një lokal në Kombinat.Ky person i ka kërkuar shtetasit Shora që t’i sigurojë lëndë plasëse, me pretendimin se lënda plasëse e marrë vitin e kaluar nuk ka shpërthyer.Në këtë mënyrë, ky person duket se i ka përmendur në mënyrë indirekte se ishte “në borxh” për faktin se herën e parë lënda plasëse nuk kishte shpërthyer.Por ndërsa në rastin e parë Shorja kishte si detyrë vetëm sigurimin e lëndës plasëse, në rastin e dytë lënda plasëse duhej të përgatitej dhe të vendosej nga i dyshuari Shora. Për këtë veprim, ai do të paguhej në shumën 10 mijë euro."Nga veprimet e deritanishme parandaluese, rezulton se shtetasi ende i papërcaktuar, i njohur deri tani me inicialet SH.O., këtë lëndë plasëse e donte për t’ia vendosur një personi, që kishte lidhje dashurore me bashkëshorten e tij. Sipas dyshimeve, lënda plasëse duhej të përgatitej dhe të vendosej nga i dyshuari Shora dhe për këtë veprim, ai do të paguhej në shumën 10 mijë euro"ben me dije Prokuroria.Duke qenë se ka qenë në borxh me këtë person, i dyshuari Shora duket se ka pranuar të veprojë sipas porosisë, por nuk ka arritur të përfundojë ndërtimin e minës me telekomandë.Julian Shorja u arrestua me 4 korrik sëbashku me të fejuarën e tij. Në seancën me dyer të mbyllura, mësohet se Shorja ka përjashtuar nga përgjegjësia të fejuarën 26-vjeçare, duke thënë se ideatori dhe zbatuesi i atentatit me minë të telekomanduar ishte ai.Shorja ka mohuar kategorikisht përfshirjen e Riviola Tomës, por dhe dyshimet se ajo do të përdorej në atentat, duke joshur viktimën.