Reforma në drejtësi, Halimi: Pa u përfshirë kontributi i PD nuk japim konsensus

Reforma në drejtësi do të përfshijë edhe ndryshimet Kushtetuese të cilat kërkojnë 93 vota, duke e përkthyer në thelbësore dakordësinë e opozitës në këtë proçes.Deputeti, Eduard Halimi, i cili reagoi në emër të PD fill pas qëndrimit të shprehur nga kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, nuk kërcënoi me numrin e votave të demokratëve, por i përcolli shumicës mesazhin se pa reflektimin e kontributit të opozitës në reformë, nuk do ketë konsensus.Halimi:"Vetëm një proces i përbashket dhe me trasparence do të jetë garanci për një reforme konsesuale dhe të suksesshme. Çdo produkt i komisionit të Reformës që nuk do të përfshinte kontributin e opozitës, do të ishte shkatërrues për konsesusin dhe po aq për suksesin dhe jetëgjatësinë e kësaj reforme jetike për të ardhmen e vendit".Halimi paralajmëroi se PD po punon për propozimet e saj për strategjinë dhe planin e veprimit të reformës në drejtësi.Halimi:"Të dyja këto dokumenta, vetëm pasi të përfshijnë edhe impaktin e opozitës, duhet ti kalojnë Komisionit të Venecias për opinionin e tij të pazëvëndesueshëm. Ky është dhe do te jetë një proces që nuk duhet të krijojë debat mes palëve politike, në mënyrë që të eleminohet arroganca e deritanishme dhe konsesusi të garantohet plotësisht".Deputeti Halimi apeloi ekspertët ndërkombëtare të mos zhvillojnë asnjë mbledhje të Komisonit, pa praninë e ekspertëve të PD-së.