Alarmi për ndotjen e plazheve nga ujërat e zeza dhe shkarkimi i trageteve
Drejtoria e Gjeologjisë Detare publikon një raport të hollësishëm lidhur me ndotjen bregdetare në vend, i cili konstaton se pjesa më e madhe e vijës që fillon nga Durresi dhe deri në Sarandë është në nivel të lartë ndotjeje. Ekspertët e kësaj Drejtorie rendisin shkaqet.Arben Pambuku: “Ndotjet madhore janë në lumenj, tragetet dhe anijet e huaja që patjetër duhet vënë dorë, ose duhet sensibilizuar opinioni, shkarkimet e anijeve në det të hapur, shkarkimet e ujërave të zeza nga tragetet. Ajo çfarë është më e rëndësishme, veprimtaria e njerëzve që nuk është vetëm gjatë 2 muajve të verës, por është gjatë 12 muajve”.Por në gjithë këtë situatë të rëndë, Drejtori i Gjeologjisë Detare, Arben Pambuku, veçon pjesët e bregdetit që janë më pak të ndotura.Arben Pambuku: “Plazhet si Karaburuni që sot po hapen kanë filluar të cënohen, janë mrekullisht të bukura.Rasti i fundit nga Dhërmiu na vjen informacion për ndotje”.Ajo çfarë këshillon Drejtori i Drejtorisë Gjeologjike është:Arben Pambuku: “Unë jam gjithmonë për zbatimin me rigorozitet të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Një skandal itillë mund të ndodhë ose ndodh vetëm tek ne. Unë mendoj që instrumentat ligjorë duhet të jenë jashtëzakonisht të rrepta në këtë rast."Drejtori i Gjelogjise Detare në fund ka një lajm të mirë, që pavarësisht nga niveli i larte i ndotjes, matjet tregojnë një pqrmirësim të gjendjes krahasuar me një vit më parë.